Faruk Statovci, trajner i Rilindjës 1974, ka qenë në vëmendjen e të gjithëve në ndeshjen e sotme ndaj Trepçës.
Ai e lëshoi vetën, duke reaguar ashpër ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, me tone të larta dhe duke sharë.
Ai për këto gjeste edhe u ndëshkua me të kuq.
Pas disa orëve, ai ka kërkuar falje për sjelljet e tij, duke thënë se ishte një reagim i çastit.
Reagimi i plotë i Faruk Statovcit:
“Të nderuar shikues dhe tifozë të futbollit,
Në rrjetet sociale dhe portale po qarkullon një video ku shfaqem i nervozuar. Për këtë sjellje kërkoj falje, pasi nuk përfaqëson kulturën time, por ishte një reagim i çastit. Arsyeja e këtij reagimi është ajo që ndodhi sot në fushë gjatë ndeshjes Trepça 1:1 Rilindja, ku skuadra jonë, Rilindja, u dëmtua rëndë nga vendimet e gjyqtarëve.
Vendimi për të akorduar një penallti të padrejtë kundër nesh ishte i pajustifikueshëm dhe skandaloz. Një referim i tillë nuk i shërben futbollit kosovar dhe është jashtë çdo standardi. Si trajner, gjatë gjithë karrierës sime nuk kam përjetuar një referim të tillë, as para dhe as gjatë luftës. Kjo është e tepërt dhe e papranueshme.
Shpresoj që drejtësia në futboll të triumfojë dhe të kemi një garë të ndershme për të gjithë”
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...