Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore historike ndaj Sllovakisë, duke siguruar kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026.
“Dardanët” e mposhtën Sllovakinë në Bratisllavë, me shifrat prej 4-3, shkruan “Gazeta Express”.
Pas kësaj fitoreje, ka reaguar me një postim të veçantë edhe faqja zyrtare e FIFA-s, në platformën “X”.
“Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në Botëror”, shkruan faqja e FIFA Kupës së Botës në “X”.
Only one more step for Kosovo to get to the #FIFAWorldCup. 🇽🇰 pic.twitter.com/kqlU43Taxn
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) March 26, 2026
Kosova do të luajë ndeshjen finale të “play-offit” më 31 mars në Prishtinë.
Aty, do ta presë Turqia, e cila disa orë më parë e mposhti Rumaninë, 1-0./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...