string(114) "fantazi-e-cmendur-e-nje-presidenti-diktatorial-guvernatori-i-kalifornise-shperthen-ndaj-trump-mes-protestave-ne-la"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 15:02

“Fantazi e çmendur e një presidenti diktatorial”, Guvernatori i Kalifornisë shpërthen ndaj Trump mes protestave në LA

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 15:02

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e ka cilësuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të dërguar mijëra trupa të tjerë në Los Angeles, si një “fantazi e çmendur e një presidenti diktatorial”.

Sipas mediave amerikane, në ditën e katërt të protestave të furishme kundër bastisjeve të emigracionit, që tashmë janë përhapur edhe në qytete të tjera amerikane, Trump ka vendosur rreth 700 marinsa amerikanë ndërsa ka dyfishuar edhe numrin e trupave të Gardës Kombëtare në 4,000 për të ndihmuar në kontrollim të trazirave.

Kujtojmë se, shteti i Kalifornisë ka ngritur padi ndaj presidentit Trump për dërgimin e trupave pa lejen e guvernatorit — një veprim i pazakontë në Shtetet e Bashkuara, ku ushtria rrallë herë luan rol në zbatimin e ligjit brenda vendit. Kjo shenon edhe herën e parë që nga viti 1965 që një president amerikan dërgon Gardën Kombëtare në një qytet pa miratimin e guvernatorit.

Të martën në mëngjes, edhe prokurori i qarkut të LA-së ka përsëritur qëndrimin e autoriteteve të shtetit se dislokimi shtesë i trupave është i panevojshëm.

Megjithatë, dihet se administrata Trump nuk ka aktivizuar ende Aktin e Rebelimit (Insurrection Act), i cili do t’u jepte trupave ushtarake autorizim për të marrë pjesë direkt në policimin civil. Por, sipas ushtrisë amerikane, 700 pjesëtarët e Marinsave do të ndihmojnë në mbrojtjen e pronës dhe personelit federal, përfshirë agjentët e emigracionit.