Kreu i qeverisë, Edi Rama në mëngjesin e sotëm është rikthyer me rubrikën e tij “Sy m’Sy”.
Përpos projekteve të rëndësishme të cilat priten të vijnë në jetë në vijim, kryeministri Rama dha dhe lajmin e mirë se së shpejti do të marrin lajmin për të hapur një tjetër grupkapitujsh të negociatave.
Gjithashtu, ai dha dhe një tjetër lajm të mirë se janë në diskutime për të sjellë në Shqipëri evetin “Globe Soccer Awards”
“Ne ndërkohë jemi në një diskutim për të sjellë në Tiranë, Shqipëri, 95% në Tiranë, edicionin europian të Globe Soccer Aëards, pra të çmimit të globit të futbollit. Është një eveniment i jashtëzakonshëm i cili mbahet në mënyrë të përvitshme.
Për edicionin evropian organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne këtu në Shqipëri, kemi shumë arsye të besojmë që zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë. Këto janë aktivitete që do të ishin të paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë dhe arsyeja pse tani vendi ynë mund t’i imagjinojë”, tha Rama.
Pjesë nga fjala e kryeministrit:
Shpresojmë se besojmë se së shpejti do të marrim lajmin e hapjes së një tjetër grup kapitulli, sipas ambicies dhe planit të hapim pastaj dhe grup kapitullin e fundit. Ndërkohë Samiti i Komunitetit Politik Evropian ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm.
Kemi filluar punën për samitin e NATO-s. Në dukje ka kohë, por kjo është mënyra se si punohet, fillon puna dy vjet përpara. Pasi ka ardhur grupi i inspektimit nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë të gjitha opsionet dhe për të inventarizuar të githa kushtet dhe mundësitë e infrastrukturës, pritjes, logjistikës e kështu me radhë, topi është në fushën tonë për të shkuar përsëri në qendër me një masterplan të përgjithshëm të organizimit.
Ne ndërkohë jemi në një diskutim për të sjellë në Tiranë, Shqipëri, 95% në Tiranë, edicionin europian të Globe Soccer Awards, pra të çmimit të globit të futbollit. Është një eveniment i jashtëzakonshëm i cili mbahet në mënyrë të përvitshme.
Për edicionin evropian organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne këtu në Shqipëri, kemi shumë arsye të besojmë që zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë. Këto janë aktivitete që do të ishin të paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë dhe arsyeja pse tani vendi ynë mund t’i imagjinojë.“