Fantastike Nora Gjakova, fiton për 25 sekonda dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit - Gazeta Express
string(90) "fantastike-nora-gjakova-fiton-per-25-sekonda-dhe-kualifikohet-ne-gjysmefinale-te-boterorit"

Fantastike Nora Gjakova, fiton për 25 sekonda dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

Sporte tjera

Gazeta Express

08/06/2021 13:31

Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Gjakova në çerekfinale e mposhti xhudisten Anastasiia Konkinan me IPPON pas vetëm 25 sekondave.

Lexo Edhe:

Paraprakisht në raundin e tretë Nora e mposhti garuesen nga Holanda, Sanne Verhagen, polaken Julia Kowalczyk në raundin e dytë, kurse në raundin e parë kishte kaluar pa lojë.

Akil Gjakova është eliminuar pak më herët nga Kampionati Botëror i Xhudos 2021 në Hungari, pasi e humbi luftën e parë kundër italianit Giovanni Esposito të martën.

Ai i bashkohet Flaka Loxhës dhe Distria Krasniqit si tre nga pesë xhudistët kosovarë që dëshpëruan në këtë turne në Budapest. /Gazeta Express/