Fantastik Shpati Zekaj, kalon në finale të European Open - Gazeta Express
string(55) "fantastik-shpati-zekaj-kalon-ne-finale-te-european-open"

Fantastik Shpati Zekaj, kalon në finale të European Open

Sporte tjera

Gazeta Express

02/05/2021 15:44

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj ka arritur të kualifikohet në finale të European Judo Open që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Zekaj në gjysmëfinale në kategorinë deri në 100 kilogramë e mposhti xhudistin kroat, Marko Kumric me IPPON, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai tani në finale do të takohet me xhudistin nga Ukraina, Anton Savytskiy.

Paraprakisht në gjysmëfinale, Shpati Zekaj kishte kaluar pa luftë, ndërsa në dy raundet e para kishte mposhtur Matej Silvestr dhe Daniel Eich.

Kështu, Zekaj ia siguron Kosovës medaljen e dytë nga kjo garë, pasi dje Laura Fazliu e fitoi të bronztën.

Mbetet të shihet se a do të stolistet me medalje të artë apo të argjendtë xhudisti i ri dhe mjaft premtues kosovar, Shpati Zekaj. /Gazeta Express/