Doobie Brothers, Soundgarden, Judas Priest, Pat Benatar dhe Dave Matthews Band i kanë rritur shanset e tyre për t’u pranuar në klasën e vitit 2020 të “Rock and Roll Hall of Fame” përmes votimit të fansave
Këta ishin ndër pesë të parët kur votimi u mbyll të premten, 10 janar, që do të thotë se ato do të përfshihen në një “votim të adhuruesve” të paraqitur së bashku me votuesit e tjerë të “Rock Hall”. Pasi që ky votim peshohet në mënyrë të barabartë me mbi 1.000 të tjerat të hedhura nga profesionistët e industrisë, kjo në asnjë mënyrë nuk garanton se ata do të pranohen.
Sidoqoftë, sipas “Future Rock Legends”, 61% e artistëve që e fituan një vend në votimin e adhuruesve që nga viti 2013 përfundimisht u pranuan në “Hall of Fame”.
Dave Matthews Band e udhëhoqi votimin e sivjetshëm me 1.005.657 vota, pasuar nga Benatar (882,207), Doobie Brothers (784.729), Soundgarden (722,931) dhe Judas Priest (675.434). Jashtë pesë më të mirëve, Thin Lizzy u ngrit në vendin e tetë (556,476), Motörhead në të nëntin (512.918), Todd Rundgren pasoi në pozitën 10 (440.898) dhe T. Rex u rendit në vendin e 12-të (365.290). Renditja e plotë e mbi 8 milionë votave është në dispozicion në sajtin e Rock Hall.
“Rock and Roll Hall of Fame” do ta shpallë klasën e pranuar të vitit 2020 të mërkurën, 15 janar. Ndërsa katër nga të parët e votave të adhuruesve nuk e dhanë ndonjë deklaratë, Judas Priest e shprehu një “falënderim të madh “metalik” të shtunën në Twitter, shkruan Koha. “Arritëm dhe qëndruam në top-pesëshen e votave të adhuruesve përmes dashurisë dhe mbështetjes suaj”, shkroi bendi. “Cilido qoftë rezultati, jemi të bekuar që i kemi fansat më të mirë metal në botën e heavy metalit!”
Klasa e vitit 2020 përfshin gjithashtu MC5, Depeche Mode, Nine Inch Nails, Kraftwerk, the Notorious B.I.G., Rufus feat. Chaka Khan dhe Whitney Houston. “Rock and Roll Hall of Fame” zakonisht i pranon nga pesë grupe/artistë çdo vit, edhe pse këtë traditë e ndryshoi në vitin 2019 kur i pranoi shtatë.