Fansat u dashuruan me look-un e Luana Vjollcës që bëri në puntatën e fundit - Gazeta Express
string(75) "fansat-u-dashuruan-me-look-un-e-luana-vjollces-qe-beri-ne-puntaten-e-fundit"

Fansat u dashuruan me look-un e Luana Vjollcës që bëri në puntatën e fundit

Rozë

Gazeta Express

16/01/2021 11:56

Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca, është një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Me çdo dalje publike apo edhe me postimet në rrjetet sociale, Luana tërheq menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Lexo Edhe:

Ndërkohë çdo të shtunë në emisionin e saj “Shiko Kush Luan”, bukuroshja vendos që të eksperimentojë paksa me look-un e saj.

Së fundmi, moderatorja e njohur ka publikuar një video në “Instagram”, ku ka zbuluar se si do të shfaqet këtë të shtunë.

Fansat u dashuruan me look-un e Luana Vjollcës, ndryshimi që bëri

Kësaj radhe Luana ka vendosur që flokët t’i mbajë të lëshuara, por ka bërë një ndryshim, duke u shfaqur me baluke dhe duhet thënë se i shkojnë shumë.

E si çdo postim tjetër e saj, edhe kjo video ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente, ku fansat nuk ia kanë kursyer komplimentet.

Përsa i përket muzikës, Luana duket shumë e angazhuar. Pesë muaj më parë publikoi duetin me Jay Santos, ndërsa ka paralajmëruar se po punon me një tjetër projekt.