Fansat e pritën shumë, lansohet “Dale” e Butrintit, Kidës dhe Ledrit - Gazeta Express
string(64) "fansat-e-priten-shume-lansohet-dale-e-butrintit-kides-dhe-ledrit"

Fansat e pritën shumë, lansohet “Dale” e Butrintit, Kidës dhe Ledrit

Muzike

Gazeta Express

03/07/2021 0:01

Një superhit!

Kështu ishte cilësuar kënga e treshes së këngëtarëve të njohur të Kosovës, Butrint Imeri, Kida dhe Ledri vula, e cila u dha premier sonte!

Lexo Edhe:

“Dale” quhet kjo këngë derisa klipi i saj është lansuar posa është bërë ora 00:00 e natës më 3 korrik, datë kjo që parkon edhe me ditëlindjen e këngëtarit Butrint Imeri.

Kujtojmë se Butrinti edhe më parë kishte lansuar këngë në këtë datë dhe tashmë e ka bërë si traditë të tij që të bëjë hite për ditëlindjen e tij.

Kësaj radhe bashkë me Butrintin pritet të këndojnë edhe reperi i njohur Ledri Vula e po ashtu edhe Kida.

“Dale” është punuar nga Çelik Lipa kurse teksti është shkruar nga Butrinti, Ledri dhe Bardhi ndërkaq video është bërë nga Entermedia. Producent ekzekutiv i këngës është ’96 MGMT kurse lansimi i videos dhe këngës nëpër platforma të rrjeteve sociale dhe muzikore nga AVD Digital. /GazetaExpress/