Fansat e Chelsea nuk pajtohen me çmimet e biletave në kushte pandemie - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

28/11/2020 21:12

Fansat e Chelsea nuk pajtohen me çmimet e biletave në kushte pandemie

Futboll

Gazeta Express

28/11/2020 21:12

Klubi i Tifozëve të Chelsea kanë thënë se çmimi i biletave prej 75 funtash për ndeshjen kundër Leeds “është një shfrytëzim i qartë i tifozëve nga klubi”

Me Londrën që është në “Masën 2” të rregullave të reja të kufizimit me Covid-19 nga Qeveria, Chelsea do të jetë në gjendje që të pres 2000 tifozë në stadium, duke filluar nga ndeshje kundër Leeds më 5 dhjetor.

Tifozët nuk janë lejuar të hynë në Stamford Bridge që nga 8 marsi.

Biletat do të shiten me një votim, por tifozët e Chelseat kanë thënë se janë “thellësisht të zhgënjyer” me çmimin e tyre.

Tifozët thonë se kishin besuar që “biletat do të shiteshin 50 për tifozët besnik dhe 50 për qind për tifozët e tjerë, e që do të shërbeheshin me parë me to”, e jo me votim.

Klubi ka thënë se ata “e dinë dhembshurinë e kësaj pune dhe për shumicën e tyre do të jetë një zhgënjim mosmarrja e biletës”.

“Ne kemi dëgjuar të gjitha reagimet dhe ne e vlerësojmë që jo të gjithë do të pajtohen me sistemin që ne kemi vendosur”, thuhet në deklaratën e klubit në faqen e tyre të internetit.

“Por në thelb të gjitha vendimet që ne kemi marrë është që të jemi sa më fer të jetë e mundur ndaj të gjithëve. Ne kemi kërkuar durim derisa po punojmë që të gjithë ata që kanë marrë bileta vjetore të mund të vinë dhe ti përcjellin këto ndeshje”.

Votimi do të jetë i hapur për poseduesit e biletave vjetore dhe anëtarët e klubit. Megjithatë, poseduesit e biletave sezonale do të jenë në gjendje që të aplikojnë vetëm për bileta të përgjithshme të tyre, derisa anëtarët e klubit nuk kanë nevojë që të aplikojnë për bileta gjeneralë.

Derisa biletat për ndeshjen kundër Leeds kushtojnë 75 funta për tribun “West Stend”, në tribunën tjetër Shed End janë nga 40 funte.

Blute presin po ashtu Krasnodarin në Ligën e Kampionëve më 8 dhjetor, e ku biletat për këtë ndeshje janë fikse, 35 funte. /GazetaExpress/