Fansat akuzojnë Ritën për përvetësim të kulturës “afrikane” - Gazeta Express
string(57) "fansat-akuzojne-riten-per-pervetesim-te-kultures-afrikane"

Fansat akuzojnë Ritën për përvetësim të kulturës “afrikane”

Gazeta Express

11/08/2020 23:30

“Ajo po bën zhurmë”

Rita Ora është akuzuar për “përvetësim kulturor” ndërsa përdoruesit e Twitter kanë thënë se ajo nuk i takon racës së zezë, një tëeet që ka mbledhur më shumë se 100 000 mijë pëlqime.

Lexo Edhe:

Këngëtarja e hitit “Hot Righ Now” është akuzuar nga përdoruesit e Twitter që “po bën zhurmë” derisa ajo zbuloi rrënjët e saj prej shqiptareje në rrjetet sociale të hënën.

Statusi që ka të bëj më trashëgiminë e saj ka marrë 100 mijë pëlqime për dy ditë, derisa ka pasur edhe 22.4 shpërndarje dhe shumë komente brenda dy dite.

Kritikët kanë shpërndarë imazhe të Ritës me flokë në stilin afrikan të cilat ajo i kishte bërë më 2015.

Pavarësisht se Rita e ka diskutuar shpesh trashëgiminë e saj familjare kosovare, familja e saj është larguar për shkak të luftës si refugjatë dhe jeton në Londër, kritikët ende janë të zemëruar më të.

Në mes të këtij debati, shpëtimtarë të Ritës kanë dal fansat e saj që e kanë mbrojtur atë – me një që ka shpërndarë një video ku ajo flet shumë herët për trashëgiminë e saj. /GazetaExpress/