Fanellat gati, djelmoshat dardanë të gatshëm për të shkruar historinë - Gazeta Express
string(68) "fanellat-gati-djelmoshat-dardane-te-gatshem-per-te-shkruar-historine"

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 18:07

Fanellat gati, djelmoshat dardanë të gatshëm për të shkruar historinë

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 18:07

Kur kanë mbetur më pak se tri orë deri te nisja e ndeshjes së madhe finale të kombëtares së Kosovës ndaj Turqisë, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar video nga zhveshtorja.

FFK-ja ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihen fanellat e “Dardanëve” në zhveshtore.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte me fanellat e kaltërta, teksa ajo mysafire me fanellat e bardha.

“Fanellat janë gati për finalen e madhe ndaj Turqisë”, ka shkruar FFK-ja në “Facebook”.

Ndeshja Kosovë – Turqi, e vlefshme për një vend në Botëror nis në orën 20:45 dhe luhet në “Fadil Vokrri”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement