Familjet mes të cilave ndodhi vrasja e plagosjet janë fqinj të afërt, policia ua rrethon shtëpitë - Gazeta Express
string(96) "familjet-mes-te-cilave-ndodhi-vrasja-e-plagosjet-jane-fqinj-te-afert-policia-ua-rrethon-shtepite"

Gazeta Express

03/07/2020 11:20

Familjet mes të cilave ndodhi vrasja e plagosjet janë fqinj të afërt, policia ua rrethon shtëpitë

Gazeta Express

03/07/2020 11:20

Disa persona të familjeve nga fshati Ribar i Madh janë përfshirë sot në një përleshje të armatosur ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë një person, derisa, pesë të tjerë janë plagosur, raporton Gazeta Express.

T7 momentalisht është duke qëndruar në fshatin Ribar të Madh, ku forca të policisë së Kosovës janë duke qëndruar pranë dy familjeve që janë përfshirë në përleshjen e armatosur.

Lexo Edhe:

Sic shihet edhe nga fotografitë, dy familjet janë fqinjë të afërt, e motivet për përleshjen deri më tani nuk janë bërë të ditura.

Në anën tjetër, policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në fshatin Hallaq të Lipjanit rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Nga informacionet e para T7 ka bërë të ditur se rruga ku ka ndodhur përleshja me armë zjarri është e bllokuar, derisa, e njëjta kishte nisur mes disa personave që ishin duke vozitur një veturë të tipit Golf 4 dhe disa të tjerëve që ishin në një furgon./GazetaExpress/