Influencerja Kosovare Rexhepi ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykata Themelore në Prishtinë për caktimin e një muaji paraburgim ndaj Besart Kelmendi.
Në një intervistë për emisionin Kosova Live në T7 ajo u shpreh se rasti i tij është i papritur dhe se, sipas saj, nga ajo që është parë në reality show, ai nuk është dukur si person i dhunshëm.
“Më vjen shumë keq për rastin që i ka ndodhur Gjestit. Është diçka e papritur. Nga reality show që e kam parë, nuk ka qenë një djalë i dhunshëm apo që përdor dhunë. Madje në disa raste edhe i është shmangur dhunës”, tha Rexhepi.
Ajo shtoi se shpreson që çështja të sqarohet sa më shpejt dhe që ai të lirohet.
“Shpresoj që Gjesti të lirohet. Nuk më pëlqeu sot kur pashë disa pamje të babait të tij para seancës jashtë gjykatës, më preku shumë. Duke marrë parasysh edhe rastin që i ka ndodhur para disa muajsh, atë fatkeqësi familjare, nuk iu ka dashur edhe një gjë e tillë. Shpresoj të sqarohet kjo punë”, u shpreh ajo.