Familjarja raporton nipin për tentim vrasje - Gazeta Express
string(43) "familjarja-raporton-nipin-per-tentim-vrasje"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 9:00

Familjarja raporton nipin për tentim vrasje

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 9:00

Një rast i tentativës së vrasjes është raportuar të enjten në mëngjes në Mitrovicën e Jugut.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur një femër kosovare ka raportuar se nipi i saj kishte tentuar ta privojë nga jeta.

Policia bën të ditur se i dyshuari është dërguar nga familjarët në repartin e neuropsikiatrisë.

VRASJE NË TENTATIVË

Mitrovicë Jug  18.09.2025 – 09:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar të privojë nga jeta. I dyshuari është dërguar në neuropsikiatri nga familjarët. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport policor.