Faton Bunjaku, djali i axhës së policit të vrarë sot në Veri, Afrim Bunjaku, ka folur para mediave.
Ai ka thënë se lajmin e kanë marrë në orën 5 të mëngjesit.
“Lajmin e kam marr sot në orën 5 të mëngjesit nga PK. Kemi qenë të gjithë të shokuar, e dimë gjendjen ne Veri, lutemi që këto raste të mos ndodhin më, sepse jetët e policëve tanë çdo ditë po shuhen. E falënderoj PK’në që kanë qenë korrekt dhe na kanë asistuar gjithë kohën prej kur e kemi marrë lajmin. Çdo ditë në mesin tonë po shuhen më të mirë dhe më të dashurit tanë”, tha ai.
Faton Bunjaku foli edhe për gjendjen e familjarëve.
“I ndjeri ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem. E kemi pasur të vështirë edhe ne që t’i informojmë, por me ndihmën e Policsë dhe emergjencës kemi arritur që ngadalë t’i informojmë dhe t’i qetësojmë. Është shumë lajm i rëndë, i kobshëm.”
“Prej që kanë nisur tensionet, ai vazhdimisht ka qenë në pjesën veriore, ka shërbyer me net të tëra”, tha ai.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...