Familjari i 7 vjeçares që vdiq dje me akuza të rënda ndaj mjekut kosovar - Gazeta Express
string(72) "familjari-i-7-vjecares-qe-vdiq-dje-me-akuza-te-renda-ndaj-mjekut-kosovar"

Gazeta Express

05/08/2020 0:12

Familjari i 7 vjeçares që vdiq dje me akuza të rënda ndaj mjekut kosovar

Gazeta Express

05/08/2020 0:12

Trajneri kosovar, Fidaim Haxhiu, mori një lajm të kobshëm sot.

Familjarja e tij, vogëlushja 7-vjeçare me inicialet T. H. ndërroi jetë gjatë një procedure diagnostike në një qendër private në Prishtinë, shkruan Gazeta Olle.

Lexo Edhe:

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka akuzuar rëndë mjekun e kësaj ordinance, duke ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e familjares së tij të re.

Postimi i plotë dhe i pa redaktuar:

“Tuana, zemra e dashur e familjes sonë, në të gjithë prisnim që me datë 11.08.2020 të ta festojmë ditëlindjen tende, e kjo festë u ndërpre në gjysmë edhe at nga dora e mjekut (…). Dora e tij e cila asnjëherë mos i përkthelt fëmijët e tij, Tuanës sonë ja ndali frymarrjen në gjysmë, ajo priste te shkonte në shkollë ai sot nuk e lejoi këtë.

Do te mallkojmë sa ta kesh frymën e fundit, do të dënoj perëndia për pakujdesin dhe mosnjohuritë tua o doktorr i mjer. Nesër do jetë në parajsë trupi i saj i njom, sytë e saj te shkruar asnjeherë nuk do i shofim më. Na e qite tymin e tymi te ta mbuloft shpirtin tënd, i turpëruar do të jesh gjithmonë se vrave Tuanën tonë 7-vjeçare.

Zemra jonë e mirë ashtu siç të kemi dashur gjithmonë ashtu do te duam ma rreshtu. Pullumbesha jon fli e qetë në parajsën e qetë, Allau i don engjujt ti kete afër vetes”.