string(117) "familjari-i-42-vjecares-se-vrare-ne-vushtrri-aludon-per-motivet-e-krimit-te-rende-duke-cituar-nje-informate-jozyrtare"

Lajme

Gazeta Express

24/03/2025 17:59

Familjari i 42-vjeçares së vrarë në Vushtrri aludon për motivet e krimit të rëndë, duke cituar një “informatë jozyrtare”

Lajme

Gazeta Express

24/03/2025 17:59

Familjarë të 42-vjeçares N.H., e cila u vra pasditen e sotme nga dorasi A.M., 58 vjeç, i cili më pas e vrau edhe veten, kanë aluduar për motivet e krimit të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Rrahim Ajeti i tha televizionit T7 se kanë marrë informacione jozyrtare se bëhet fjalë për një lloj hakmarrjeje, pasi viktima e kishte lënë punën në furrën pronar i së cilës ishte dorasi.

“Viktimat nuk janë mes vete asgjë. Unë jam familjar, njëkohësisht edhe kryetar i këshillit të fshatit dhe viktimën e kam grua të dajës. Kjo ka ndodh, sipas një informate jozyrtare, gjoja pse e ka lëshu vendin e punës që ka qenë duke punu te dorasi dhe ka kaluar te ky tjetri. Është hakmarrë në këtë mënyrë dhe pastaj e ka vrarë edhe veten”, tha ai.

“Ka qenë një grua shembullore dhe lusim Zotin që të jetë viktima e fundit”, tha ai, duke iu referuar viktimës.