Familjarët tentojnë t'i çojnë telefon të burgosurit në Dubravë, kapen nga gardianët - Gazeta Express
string(82) "familjaret-tentojne-ti-cojne-telefone-te-burgosurit-ne-dubrave-kapen-nga-gardianet"

Familjarët tentojnë t’i çojnë telefon të burgosurit në Dubravë, kapen nga gardianët

Gazeta Express

16/07/2020 14:53

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është kryer një bastisje në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë, gjatë së cilës është parandaluar kontrabanda në këtë qendër, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK-ja ka bërë me dije se oficerët korrektues kanë gjetur dy telefona, një bateri telefoni dhe tre kabllo të mbushësit për telefona, brenda një kasetofoni, i cili ishte sjellë nga familjarët e një të burgosuri.

Lexo Edhe:

Lidhur me rastin, i burgosuri është veçuar deri në hetimin e rastit dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore.

“Bastisja ka rezultuar pozitive, me ç‘rast në brendinë e Kasetofonit janë gjetur një telefon mobil ”Samsung”J5, një telefon mobil “LB STAR”(mini), një bateri e telefonit mobil “Samsung”; dhe tre kabllo të mbushësit për telefona mobil”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express