"Familjarët na thanë se i kanë dy mërzi në një ditë”, gazetarja e T7 jep detaje për vrasjen në Ferizaj - Gazeta Express
string(99) "familjaret-na-thane-se-i-kane-dy-merzi-ne-nje-dite-gazetarja-e-t7-jep-detaje-per-vrasjen-ne-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 12:38

“Familjarët na thanë se i kanë dy mërzi në një ditë”, gazetarja e T7 jep detaje për vrasjen në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 12:38

Gazetarja e T7, Blerta Zuka, ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Balaj të Ferizaj.

Ajo raporton se Bekim Ramusa dyshohet se ka vrarë djalin e axhës, Brahim Ramusa.

“Na tha se të gjitha raportimet që janë bërë së fundi nëpër media se mes palëve ka pasur mosmarrëveshje për një tokë nuk janë të vërteta, nuk qëndrojnë. Këta nuk janë në dijeni nëse mes tyre ka pasur mosmarrëveshje të çfarëdo lloji. Thonë se palët nuk kanë pasur marrëdhënie të këqija, megjithatë janë të tronditur nga ajo që ka ndodhur.”

“Disa nga personat aty na thanë që gjendja e familjarëve është mjaft e rëndë, disa kanë pranuar edhe medikamente mjekësore për t’ua mundësuar ta tejkalojnë këtë situatë të rëndë”, tha ajo.

Gazetarja Zuka njoftoi se dy familjet jetojnë në një oborr.

“Familjarët na thanë se i kanë dy mërzi në një ditë”, tha ajo.