Familjarët e të pagjeturve mbushen shpresë nga Lajçak - Gazeta Express
string(53) "familjaret-e-te-pagjeturve-mbushen-shprese-nga-lajcak"

Familjarët e të pagjeturve mbushen shpresë nga Lajçak

Gazeta Express

29/06/2022 23:06

Gazetar: Genc Godanci

Pos dhimbjes, me vitet që shkojnë rritet edhe pesimizmi për familjarët e të pagjeturve.

Lexo Edhe:

E dëshpëruar tej mase që për 23 vite nuk e gjeti vëllain e zhdukur në luftë, ditët e fundit i sollën një fije shpresë Lutfije Hoxhës.

Ky optimizëm u shtua pasi emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente.

Këtë deklaratë ai e dha pasi vizitoi ekspozitën e fëmijëve të vrarë në luftë si dhe Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur.

Takimi mes grupeve punuese për të pagjeturit, Lajçak u tha se do mbahet pas takimit të synuar mes Kurtit e Vuçiqit.

E vetë ndërmjetësuesi ri-përsëriti të mërkurën se kjo çështje është prioritet i tij.

Gërmimet në Kizhevak dhe vende tjera ku dyshohet se ka varreza masive, ka kohë që janë ndalur.