Familja prej 11 vetash jeton në kontenier/ Habit zv.ministri: Edhe çfarë? Ka njerëz që janë më keq se në kontenier - Gazeta Express
string(111) "familja-prej-11-vetash-jeton-ne-kontenier-habit-zv-ministri-edhe-cfare-ka-njerez-qe-jane-me-keq-se-ne-kontenier"

Familja prej 11 vetash jeton në kontenier/ Habit zv.ministri: Edhe çfarë? Ka njerëz që janë më keq se në kontenier

Gazeta Express

26/11/2020 22:35

Gazetarja Anila Hoxha mbrëmjen e sotme ka raportuar nga Porto Romano, tek familja Përgega, të cilët jetojnë prej një viti në një kontenier.

Ata mbetën pa shtëpi pas tërmeti të 26 nëntorit të vitit që lamë pas. Familja prej 11 anëtarësh po jetojnë mes varfërisë dhe kushteve monstruoze prej një viti tashmë.

Lexo Edhe:

“Shtëpia gjendet mes gërmadhash, kantier ndërtimi mes shufrash hekuri, familjes i është dhuruar një kontenier i veshur nga qese plastamsi. Një pjesë e anëtarëve është larguar drejt vendlindjes në Pukë. Në kontenier ka krevate marinarë , e krijuar e rregulluar nga ata”, tha Anila Hoxha.

Dile Përgega, pjesëtare e familjes së dëmtuar nga tërmeti tha se kontenierin ua ka sjellë Kisha dhe qeveria u ka sjellë vetëm ndonjë ndihmë.

“Bona letrat për shtëpinë, e panë e nxorën të pabanueshme më pas të banueshme, i morra ato 5 milionë lekë dhe nisëm që ta restauronim. Filluam e na ra soleta, në gusht. Më pas i hoqëm e filluam duke punuar aty. Askush nuk na ka ndihmuar. Kontenierin na e sollën murgeshat, qeveria na ka sjellë naj ndihmë ushqimore. Kam kërkuar ndihmë kam folur, ka ardhur Ferdinand Xhaferri, më ka sjellë një makinë. Kanë punuar çunat, kanë blerë hekur, lidhur me plastmas për këtë”, tha ajo.

Mesa duket këto kushte të vështira, nuk i kanë bërë përshtypje zv.ministrit të Infrstrukturës Artan Shkreli.

Shkreli aspak i prekur nga kjo histori, me qetësi të madhe tha se ka njerëz që jetojnë më keq se kjo familje, duke lënë të nënkutphet se kjo familje “është me fat” që jeton në kontenier.

Anila Hoxha: Familjes Përgega i është dhënë nga një shoqatë bamirëse një kontenier të cilin kryefamiljari e ka rrethuar me plasmas. Ata e kanë sajuar vetë kontenierin. Vendi i kontenierit është i pamjaftueshëm që ata të jetojnë aty. Orenditë i kanë lënë jashtë sepse s’kanë vend. Këtu jeton vetëm një pjesë e familjes pasi pjesa tjetër është larguar ngaqë nuk ka vend. Pjesa tjetër e familjes është në Pukë.

Kryefamiljarja: I bëmë letrat dhe e nxorrën të pabanueshme. Më pas e nxorrën DS3 të banueshme. Më dhanë 5 milionë lekë të vjetra. Fillova riparimet brenda në shtëpi. Djali i madh më tha hajde dalim jashtë se do bjeri suvaja. Dolëm jashtë sa dolëm ra suvaja. Asnjë s’na ka ndihmu. Kontenierin na e kanë sjellë murgeshat. Pikon akoma ja shikoje.

Shkreli: Edhe çfarë? Ka njerëz që janë më keq se këta që jetojnë në kontenier. Ka njerëz që jetojnë vetë në çadra dhe marrin bonus qiraje.

Vasili: Epo ja dha Kisha kontenierin jo ju.

Shkreli: Po problemi i tyre…

Soko: Si problemi i tyre çfarë thoni kështu?!

Shkreli: Ne përgëzojmë kishën dhe kush e zgjidh me orivat bravo i qoftë, kush e zgjidh me shtetin e zgjidh me shtetin. Ne falenderojmë kishën. Njerëz që nuk kanë marrë kontenier nga kisha nuk janë në rrugë.

Gazetarja Vasili kërkon të tregohen dokumentet pasi Shkreli thotë se shtëpia mund të jetë riparuar ganim ndaj dhe është shembur prapë. Banorja tregon dokumentin që është vetëm DS3 dhe jo DS4.

Screenshot_15.jpg

Soko: Ore i është prishur shtëpia ç’rëndësi ka dokumenti.

Shkreli: Po jo më jo është DS3 dhe mund të riparohet.

Soko: Aty i është rrëzuar shtëpia asaj familje, dikush duhet të hyjë në burg

Shkreli: Ju flisni kështu gjithmonë apo doni të ngrini nervat e panelit.

Soko: Po pjesë e panelit jam unë.

Shkreli: Kë të fusim në burg zonjën?

Soko: A thatë që po ndërton dhe ka shkelur ligjin? Ju e thatë.

Shkreli: Dhe çfarë pastaj ta fusim në burg?

Vasili: Ju lutem debatoni pa ofendime.