Familja Mbretërore përcjell Princin Philip, fotot nga ceremonia mortore - Gazeta Express
string(70) "familja-mbreterore-percjell-princin-philip-fotot-nga-ceremonia-mortore"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 18:39

Familja Mbretërore përcjell Princin Philip, fotot nga ceremonia mortore

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 18:39

Nën masa të rrepta sigurie kundër Covid-19, Britania ka përcjellë sot Princin Philip për në banesën e fundit. Në orën 15:00 me orën lokale i është dhënë lamtumira e fundit Dukës së Edinburgut, i cili ndërroi jetë më 9 prill në moshën 99-vjeçare.

I gjithë vendi ka mbajtur 1 minutë heshtje, në nder të bashkëshortit të ndjerë të mbretëreshës Elizabeta II. Në ceremoninë e homazheve morën pjesë vetëm 30 anëtarë, numër shumë i reduktuar për shkak të masave anti COVID.

Lexo Edhe:

Gjatë gjithë javës, arkivoli i Dukës së Edinburgut ka qëndruar në kishën private të kalasë së Windsor.

Ceremonia është transmetuar live nga mediat britanike dhe në të s’mund të kalonin pa vëmendje edhe dy princat, William dhe Harry, të cilët thuhet se kanë pasur një krisje të marrëdhënies së tyre vitet e fundit pas largimit të Harry nga familja mbretërore. Siç vihet re edhe nga këto foto, dy vëllezërit nuk kanë ecur krah për krah, por të ndarë nga kushëriri i tyre Peter Phillips.

Princi William dhe Kate Middleton janë fotografuar në makinë. Duka kishte veshur kostum, ndërsa Kate një fustan të zi, kapelë të zezë dhe perla të bardha në qafë, ndërkohë që të dy kishin dhe maskat mbrojtëse në fytyrë.