“Familja mbretërore e pengoi të mbrohej nga historitë e rreme në gazeta”, flasin avokatët e Meghan Markle - Gazeta Express
string(102) "familja-mbreterore-e-pengoi-te-mbrohej-nga-historite-e-rreme-ne-gazeta-flasin-avokatet-e-meghan-markle"

Gazeta Express

04/07/2020 23:57

“Familja mbretërore e pengoi të mbrohej nga historitë e rreme në gazeta”, flasin avokatët e Meghan Markle

Gazeta Express

04/07/2020 23:57

Në dokumentet e reja gjyqësore në lidhje me padinë e vazhdueshme të Meghan Markle kundër gazetave, të cilat ajo i paditi për shkelje të intimitetit dhe të të drejtave të autorit, avokatët e saj thanë se Familja Mbretërore “e ndaloi të mbrohej” kundër sulmeve të herëpashershme ndaj figurës së saj nga artikujt e rremë të mediave tabloid në Mbretërinë e Bashkuar”.

Sipas BBC, dokumentet e gjykatës përmbajnë përgjigjet nga ekipi ligjor i Meghan për pyetjet nga gazetat “Associated”.

Lexo Edhe:

Të pyetur në lidhje me intervistat që pesë miqtë e saj i dhanë “People” vitin e kaluar, avokatët e saj u përgjigjën: “Paraqitësi i kërkesës ishte bërë objekt i një numri të madh artikujsh të rremë dhe të dëmshëm nga media tabloid në Mbretërinë e Bashkuar, konkretisht nga i pandehuri, gjë që shkaktoi shqetësim të jashtëzakonshëm emocional dhe dëmtim të shëndetit të saj mendor “.

“Meqenëse miqtë nuk e kishin parë kurrë më parë në këtë gjendje, ata me të drejtë ishin të shqetësuar për mirëqenien e saj, konkretisht pasi ishte shtatzënë, e pambrojtur nga institucioni dhe e ndaluar që të mbrohej”,- vazhduan ata.

Duke folur për “ELLE.com”, një burim i afërt me Meghan tha: “Meghan u tha miqve t’i tregonin revistës “People” për letrën që shkroi për babain. Duke i lejuar miqtë të diskutojnë rreth letrës, ajo hoqi dorë nga të drejtat për të ruajtur privatësinë. Në përgjigjen tonë, ne paraqitëm detaje për të vërtetuar se kjo është kategorikisht e pavërtetë”.

Gazetat “Associated” i kanë mohuar pretendimet e Meghan dhe do të mbrohen kundër padisë së saj.