string(100) "falimentuan-me-dashje-7-fasoneri-me-qellim-shmangien-e-detyrimeve-tatimore-4-masa-sigurie-ne-elbasan"

Shqiperi

Gazeta Express

04/06/2025 10:11

Falimentuan me dashje 7 fasoneri me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, 4 masa sigurie në Elbasan

Shqiperi

Gazeta Express

04/06/2025 10:11

Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Bankrupt”, dhe ka ekzekutuar masat e sigurisë për katër shtetas të dyshuar për mashtrim.

Sipas policisë, të dyshuarit çuan me dashje në falimentim 7 fasoneri  me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Njëri nga të akuzuarit, shtetas italian, u kap në PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Në kuadër të operacionit “Bankrupt”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit, dhënë më datë 02.06.2025.

Masat e sigurisë

-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për:

  • shtetasin A. K., 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë;
  • shtetasin italian G. L., 60 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë;
  • shtetasen Z. K., 27 vjeçe, të tre me detyrë administratorë subjektesh;

-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. S., 31 vjeçe, me profesion ekonomiste, të katërt për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falimentimi i provokuar”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

-vënien e sekuestros preventive mbi 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për çuarjen në gjendje falimenti, 7 fasoneri, për të shmangur taksat dhe tatimet.

aaaaa