Falet Kurban Bajrami – Tërnava bën thirrje për paqe, solidaritet dhe respektim të masave - Gazeta Express
string(85) "falet-kurban-bajrami-ternava-ben-thirrje-per-paqe-solidaritet-dhe-respektim-te-masave"

Lajme

Gazeta Express

20/07/2021 7:05

Falet Kurban Bajrami – Tërnava bën thirrje për paqe, solidaritet dhe respektim të masave

Lajme

Gazeta Express

20/07/2021 7:05

Në Xhaminë e madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit të Kurban Bajramit.

Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Lexo Edhe:

Me këtë rast Tërnava tha se tha se Festa e Kurban Bajramit është një ndër festat më të rëndësishmë për myslimanët.

“Të nderuar besimtarë e vëllezër e motra sot bashkarisht po festojmë Festën e Kurban Bajramit. Kjo festë është një ndër festat më të rëndësishme, e cila vjen pas Haxhit dhe therrjes së Kurbanit”.

“Edhe këtë vit për shkak të gjendjes pandemike nuk na është lejuar vizita në vendet e bekuara islamike, e prerja e kurbanit është devotshmëri e besimtarit. Prerja e kurbanit është obligim”, tha Tërnava.

Tutje ai shtoi se begatia e kësaj feste është sofra e Bajramit dhe respekti e dashuria familjare dhe farefisnore.

Ai ka bërë thirre për paqe, solidaritet dhe respektim të masave anti-Covid.

“Begatia e kësaj feste është edhe sofra e Bajramit, t’i shijojmë mirësitë e saj me dashuri dhe respekt pranë farefisit dhe familjeve tona”.

“Vëllezër dhe motra t’i shijojmë begatitë e kësaj feste, të jemi pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe të keq. Të kujdesemi për shëndetin publik dhe ta dimë që virusi është akoma në mesin tonë”.