string(37) "falemneres-per-sherbimin-kryeminister"

Gazeta Express

10/06/2025 19:15

Falemnerës për shërbimin, Kryeministër!

Gazeta Express

10/06/2025 19:15

Shkruan: Halil Matoshi

(Bujar Bukoshi, 1947-2025)

1.

Bujar Bukoshi âsht ndër ata burra trima që hyni në lëvizjen e rezistencës, (1989) ndonëse ishte ndër ekspertët më të mirë në urologji.

Ia nisi me Këshillin për Mbrojtjën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut për me iu bashku projektit të intelektualëve kosovarë, nën drejtimin e Brahim Rugovës, LDK-së, në dhetor, 1989.

Ai për aktivizmin e tina u kidnapue nga shërbimi sekret jugosllav më 1990 dhe u mbajt diku, duke e marrë në pyetje gjatë një dite, me një thes në kokë.

Padyshim ishte trim i rebeluem dhe nji politikan “pa politikë”, i drejtpërdrejtë dhe idealist.

I njâjt met tân jetën.

2.

Në librin e tij “Kosova-dëshmitë e mia” (Kosmet – moje svedoćenje” Zoran Stijović, operativi i UDB-s që drejtoi shumë operacioneve kundër rezistencës shqiptare në Kosovë, tue folë për Parlamentin Rinor (1990) Stijović konstrukton akuzën se kinse na, liderët e kësaj organizate demokratike, Blerim Shala dhe unë, i kemi inskenu helmimet e nxansave e studentave në Kosovë, 1990, në bashkëpunim me mjekun holandez Barend Kohen dhe Bujar Bukoshin, atëherë aktivist i Alternatives kosovare, ma vonë Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil. (Fq.40-41)

3.

Bukoshi do të mbahet mend për intervistën e tij të parë për CCN, (1992) ku bënte thirrje për mbështetje të të drejtës për vetëvendosje të Kosovës.

Bukoshi me ministrat e tij u detyrua të vendosej në Gjermani për arsye të përndjekjes serbiane.

I shërbeu atdheut ne devotshmëni për nji dekadë si Kryeministër në ekzil, e mas lufte ministër e zavendëskryeministër.

4.

I kishte thânë nji ditë Atdhe Gashit, mikut tonë të përbashkët se kishte qef me bâ muhabet me mue “por shtir që le Halili kân me folë” , dmth që jam nji digjues i keq!?

Ai saherë zateteshim për caffe më thojke me shpoti “te kush po rruhesh?” sepse unë pritojsha me u rru.

Ai sa herë shkonte tek vneshti i tina në Suharekë na bjente rrush  me gajbe. E ka nda bereçetin gjithmonë me të tjerët, me këdo që i kujtohej.

5.

U shtri në mjesin e sotshëm për me u ngjitë në Pantheonin e Kosovës, për të cilën, nuk e kurseu mendjen dhe punën derisa trupin ia dërmoi smuja.

Kemi me e kujtu kit burrë të dheut deri në fundin e kohës!

Falemnerës për shërbimin, doktor!

Kosova duhet me qenë krenare që leu burra si Bujari.

U naltsoftë emni i tina.