Hajvalia ka qenë ndalesa e radhës për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Rama bashkë me kryetarin e LDK’së Lumir Abdixhikun, janë pritur nga qytetarët atje.
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama shihet duke u përshendetur e bashkëbiseduar me qytetarë të moshave të ndryshme.
“Faleminderit Hajvali”, ka shkruar Rama.
Sipas njoftimit, i pari i kryeqytetit gjatë mandatit të tij 4-vjeçar ka pasur projekte të ndryshme që janë realizuar për lagjen “Hajvalia”.
VIDEO KËTU