Falë mbështetjes gjermane, qytetet anembanë Ballkanit tërheqin trefish më shumë investime nëpërmjet certifikatave favorizuese të biznesit - Gazeta Express
string(136) "fale-mbeshtetjes-gjermane-qytetet-anembane-ballkanit-terheqin-trefish-me-shume-investime-nepermjet-certifikatave-favorizuese-te-biznesit"

Falë mbështetjes gjermane, qytetet anembanë Ballkanit tërheqin trefish më shumë investime nëpërmjet certifikatave favorizuese të biznesit

Gazeta Express

27/09/2020 14:39

Si mund t’i bashkoheni qyteteve që i kanë trefishuar investimet e reja? Zenica, Tuzla, Banja Lluka, Velesi, Podgorica, Novi Sadi dhe Leskovaci janë vetëm disa prej qyteteve që kanë përfituar të ashtuquajturën “Certifikatë Favorizuese të Biznesit” (Business Friendly Certificate – BFC) dhe po gëzojnë përfitime të shumta prej saj. Ato kanë ndërmarrë një proces të ndërlikuar certifikimi dhe kanë krijuar bashkëpunime ndërmjet sektorit publik dhe privat, duke përmirësuar klimën lokale të biznesit dhe investimeve (shihni: www.bfc-see.org). Një studim nga vitet e kaluara tregon se qytetet BFC tërheqin trefish më shumë investime në krahasim me komunat dhe qytetet e pacertifikuara.

Themelimi i suksesshëm i rrjetit BFC u mbështet me përkushtim të madh nga projekti Fondi i Hapur Rajonal – Modernizimi i Shërbimeve Komunale, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga GIZ..Përvec instrumenteve të ndryshme për bashkëpunim me biznesin, të cilat u bënë pjesë përbërëse të punës praktike të rrjetit BFC, një nga mjetet e suksesshme të zhvillimit të Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim që ofron mënyrën për të siguruar investime afatgjate në komuna të certifikuara dhe njëkohësisht krijon bashkëpunime zhvillimi ndërmjet palëve të interesit nga sektori privat dhe ai publik është programi develoPPP.de. Përmes bashkëpunimit me develoPPP.de, investimet private që janë kryer tashmë mund të përfitojnë mbështetje financiare dhe këshilla teknike. Synimi kryesor i kësaj nisme është përmirësimi dhe harmonizimi i kushteve të biznesit në rajon, përforcimi i imazhit të rajonit si destinacion për investime dhe inkurajimi i bashkëpunimit ekonomik dhe i rritjes së qëndrueshme. Ekziston tashmë një konkurrencë e shëndetshme në rajon për të inkurajuar më tej pjesëmarrjen e kompanive të reja private brenda dhe jashtë vendit. Kjo do të ndihmojë në krijimin e më shumë vendeve të punës, pasi qytetarët do të fitojnë më shumë fuqi blerëse. Qytetet dhe komunat gjithashtu do të përfitojnë më shumë nga taksat.

Lexo Edhe:

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH (Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) e mbështet angazhimin e kompanive private anembanë rajonit nëpërmjet programit develoPPP.de. Kjo agjenci financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) për ta promovuar përfshirjen e sektorit privat në fusha ku kryqëzohen mundësitë e biznesit dhe nismat e politikave të zhvillimit. Synimi i saj është kombinimi i ideve inovative të kompanive dhe interesave komerciale me përfitime afatgjate për popullsinë lokale.

Për shembull, Hyrdo-Comp Enterprises Ltc. (Qipro) (shihni: www.edams.com), së bashku me GIZ po zbaton një projekt pesë vjeçar (të bazuar në sistemin cloud, një rrjet i serverave online, në vend të serverave lokalë apo kompjuterave personalë) të teknologjisë së informacionit – ndihmës teknike dhe ndërtimit të kapaciteteve të menaxhimit të ujit në të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Ky projekt i përbashkët kontribuon në menaxhimin më të mirë të aseteve ekzistuese të Shërbimeve Publike të Ujësjellësit në rajon, përfshirë këtu adresimin e humbjeve të ujit (ujë pa të ardhura). Nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në program, Shërbimet Publike të Ujësjellësit që kanë nevojë për investime kapitale për t’u modernizuar, përgatiten më mirë dhe kanë qasje më të lehtë në investime të tilla.

Aleanca Strategjike e ndërtuar me GIZ në projektin “Menaxhimi i Integruar i Aseteve për Shërbimet e Ujësjellësit në Evropën Juglindore” është shumë e mirë, sepse po ofron ekspertizë të gjerë në menaxhimin e projekteve si dhe mbështetje teknike dhe logjistike. Bashkëpunimi me GIZ përveçse ka ndihmuar në realizimin e objektivave fillestare të biznesit në rajon, përfshirë këtu edhe zgjerimin e pranisë në Evropën Juglindore, na ka ofruar njohuri për tregun dhe na ka mundësuar qasjen tek aktorët kryesorë. Hydro-Comp Enterprises Ltd. po pret ta vazhdojë dhe zmadhojë këtë bashkëpunim,” tha Dr. Petros Kolovopoulos, Drejtor Ekzekutiv në Hydro-Comp Enterprises Ltd.

Një shembull tjetër është firma gjermane Alba e cila në vitin 1999 hapi një kompani riciklimi të mbetjeve në Zenicë dhe u bë pioniere e sistemeve moderne të riciklimit për menaxhimin e mbetjeve në rajon. Kjo kompani arriti të krijojë 144 vende pune, dhe me mbështetjen e GIZ në Zenicë u themeluan pika të tjera moderne për lloje të ndryshme të mbetjeve të rrezikshme, duke ndihmuar kështu përpjekjet e kompanisë dhe komunës për mbrojtjen e ambientit.

Gjithashtu, në bashkëpunim me GIZ, EKOPAK (Bosnje dhe Hercegovinë), SEKOPAK (Serbi) dhe PAKOMAK (Maqedoni e Veriut) së fundmi nisën një projekt të përbashkët për të mundësuar në këto shtete krijimin e zinxhirit të vlerave për riciklimin e qelqit me kosto efektive. Bashkë me partnerët nga rrjeti BFC Southeast Europe (SEE), projekti do të zhvillojë dhe testojë modele komunale për themelimin e sistemit të përshtatshëm për grumbullimin e qelqit. Në bazë të rezultateve, direktivat që përmbajnë praktikat më të mira do të përhapen në komuna të tjera në rajon. Bashkëpunimet treguan rezultate shumë pozitive si për sektorin e biznesit ashtu edhe për sektorin publik, njëkohësisht duke realizuar synimet e përbashkëta të zhvillimit.

Në verën e vitit 2019, GIZ themeloi Qendrën Rajonale të Shërbimeve (me seli në Sarajevë) për bashkëpunim me sektorin privat në Evropën Juglindore. Qendra Rajonale e Shërbimeve promovon Bashkëpunimin Gjerman për Zhvillim si dhe instrumentet që janë në dispozicion në rajon për këtë qëllim, me fokus të veçantë në programin develoPPP.de, program i cili ofrohet për kompani kombëtare dhe evropiane. Në rastet kur një kompanie i nevojitet zbatimi i një projekti inovativ që sjell përfitime për politikat e zhvillimit të qëndrueshëm të shtetit (apo rajonit) dhe njëkohësisht është e gatshme të investojë në këtë projekt, ekziston mundësia të dorëzojë projekt-idenë në garën e ideve të programit develoPPP.de. Pas dorëzimit, të gjitha idetë për projekte i nënshtrohen procedurës së përzgjedhjes sipas kritereve të përcaktuara. Nëse një projekt përzgjedhet, atëherë kompania ka të drejtë të përfitojë nga mbështetja teknike dhe fondet shtesë (mesatarisht deri në 50% të kostos së projektit) të GIZ-së. Gama e financimit të “projekteve develoPPP.de” varion nga 100,000 euro deri në 2,000,000 euro për një kohëzgjatje tri vjeçare të projektit. Ky është edhe një prej programeve më të mëdha në rajon në dekadat e fundit.

Deri më tani është ende e pamundur të parashikojmë të gjitha ndikimet e pandemisë COVID-19, por është më se e dukshme që sektori privat në Ballkanin Perendimor po ballafaqohet me vështirësi të konsiderueshme. Reduktimi dramatik i eksporteve dhe kërkesave, veçanërisht në sektorin e automobilëve, perspektivat e paqarta për turizëm, dhe tryezat e punës të boshatisura për javë të tëra, po paraqesin sfida shumë të mëdha për shumë kompani në rajon.

Qendra Rajonale e Shërbimeve do të vazhdojë bashkëpunimin në rajon për ta promovuar përfshirjen e sektorit privat në fusha ku kryqëzohen mundësitë e biznesit me synimet për zhvillim të qëndrueshëm.

Për më tepër hollësi, kontaktoni [email protected] ose vizitoni faqen e webit www-.developpp.de