Në kuadër të platformës IPAU – International Platform on Architecture and Urbanism, Fakulteti i Arkitekturës, UP ka publikuar hulumtimin me titull: “Areali i Pogragjës: Koncepti për Zhvillimin dhe Promovimin e Peizazhit Kulturor”.
Hulumtimi është rezultat i një bashkëpunimi midis Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës dhe Komunës së Gjilanit, që synon zhvillimin dhe promovimin e peizazhit kulturor të Kalasë së Pogragjës, monument i mbrojtur që daton që nga antikiteti. Hulumtimi propozon një vizion zhvillimor për arealin e Pogragjës, duke respektuar dhe ruajtur karakterin natyror dhe historik të zonës. Zhvillimi i propozuar përfshin ndërtimin e shtigjeve tematike (historike, organike, rekreative, sportive), krijimin e një “hub”-i kulturor në formën e një sheshi qendror, zhvillimin e liqenit për rekreim dhe larje, si dhe mobilimin me infrastrukturë të lehtë për vizitorët. Po ashtu, parashihen elemente për përmirësimin e qasjes, ndriçimit solar, orientimit dhe edukimit kulturor të vizitorëve. E gjithë ndërhyrja synon të krijojë një përvojë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për turizmin lokal dhe ndërkufitar, duke përfshirë edhe komunitetin lokal në proces.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...