Fakti që dëshmon se Albini e ka me Shqipërinë, jo me Bregoviqin - Gazeta Express

OP/ED

Gazeta Express

19/08/2021 21:30

Fakti që dëshmon se Albini e ka me Shqipërinë, jo me Bregoviqin

OP/ED

Gazeta Express

19/08/2021 21:30

Nga Mero Baze

“Riblja Corba” është një grup muzikor serb, me tendencë të fortë nacionaliste kundër popujve të tjerë. Veçanërisht shqiptarëve. Nuk është i ngjashëm me Bregoviçin, sa i përket klasit muzikor, dhe as distancës që Bregoviç ka dëshmuar ndaj urrejtjes ndaj popujve të tjerë.

Lexo Edhe:

E vetmja gjë e përbashkët e tyre është se po mbajnë koncerte në të njëjtën fundjavë, në dy shtete të ndryshme shqiptare, njëri në shtetin e Kosovës, dhe tjetri në atë të Shqipërisë.

I pari, Bregoviçi, është sulmuar për koncertin në Shqipëri nga Kosova, pasi Albin Kurti organizoi një sulm politik që mendon se dëmton qeverinë e Tiranës. Sot madje kishte dalur hapur me aktivistët e tij në Tiranë për të shkaktuar trazira në Korçë.

Ndërkohë në Kosovë nuk ka sulme ndaj një grupi tërësisht nacionalist, që ka pasion urrejtjen ndaj shqiptarëve.

Argumenti që Albin Kurti dhe trushpëlarët e tij kanë për këtë qëndrim, është se ata nuk e kontrollojnë komunën me shumicë serbe të Leposaviqit dhe aty serbët mund të bëjnë ç’të duan, por ata aman e “kontrollojnë” Bashkinë e Korçës dhe janë trima të bëjnë çfarë të duan aty.

Fakti që “Vetëvendosja” e Kurtit nuk ka asnjë thirrje kundër këtyre çetnikëve serbë që shkojnë këndojnë në shtetin e Kosovës, tregon se ata nuk kanë pasion të ngrihen kundër grupeve apo këngëtarëve që urrejnë shqiptarët.

Meqë ata ndjehen të turpëruar se nuk kontrollojnë dot shtetin e Kosovës, ata janë gati të bëjnë sikur nuk shikojnë e nuk dëgjojnë çfarë bëhet.

Për ata kjo çeshtje nuk është as debat kulturor, as debat “patriotik”. Eshte thjesht debat politik kundër Shqipërisë.

Ata janë gati të edhe të shpikin, sikur një këngëtar është antishqiptar, vetëm që të sulmojnë Shqipërinë, ndërkohë që nacionalistët serbë i lejojnë në shtetin e tyre.

Kaq e thjesht është e gjithë urrejtja e atij që tenton të nxisë dhunë në Shqipëri. Nuk urrejnë as serbët nacionalistë, as muzikën e tyre nacionaliste.

Ata thjeshtë janë nën komandën e një njeriu që urrejtja ndaj Shqipërisë i ka verbuar sytë, pasi i duket sikur qeveria e Tiranës, i ka zënë hisen e Diellit për të qenë Ajatollahu shqiptar në Prishtinë dhe ka lëshuar rrugëve ushtarët e tij të hakmerren ndaj Korçës dhe Shqipërisë.

Ai që erdhi në pushtet me demek se shpëtoi Leposaviqin “që donte ta merrte Vuçiqi përmes Thaçit”, tani po kërkon të qëndrojë në pushtet, duke ju premtuar kosovarëve se ka ardhur të mbrojë Korçën nga Bregoviçi, e jo Kosovën nga Leposaviqi.