Fakte psikologjike që s’i keni ditur për veten - Gazeta Express
string(45) "fakte-psikologjike-qe-si-keni-ditur-per-veten"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

04/10/2022 1:22

Fakte psikologjike që s’i keni ditur për veten

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

04/10/2022 1:22

Njerëzit kanë tendencë të mbajnë derën hapur për dikë tjetër, apo të mos hanë copën e fundit të picës kur janë shumë veta. Dhe këtë e bëjnë pa vetëdije.

Ka disa gjëra që njerëzit nuk janë koshientë se po i bëjnë, dhe disa nga këto raste dritare.net jua sjell juve. Rezulton, sipas shkencëtarëve, se çdo rregull ka një shpjegim të thjeshtë.

Lexo Edhe:

Ulim volumin e muzikës, në makinë, kur ndodhemi në një ambient jo familjar.

Paramendoni se jeni duke shkuar në një takim, në një vend të panjohur. Ju jeni të prirur të ulni muzikën, ose fikni radion dhe të fokusoheni plotësisht te rruga. Profesori i Psikologjisë dhe Shkencave të Trurit, Dr. Steven Yantis, thotë që kur përqendrohemi në dëgjim, jemi më pak të vetëdijshëm për informacionin vizual. Kjo është arsyeja pse fikim muzikën në sfond.

Bëjmë gjeste kur flasim

Kur fillojmë të flasim, e menaxhojmë bisedën në mënyrë aktive, dhe kjo është normale. Profesor Andrew Bass, nga Universiteti Cornell, gjatë një hulumtimi, zbuloi se gjestet janë pjesë e evolucionit tonë. Bashkimi i gjesteve me fjalët, krijojnë një komunikim më të plotë, informon dritare.net

Preferojmë të parkojmë makinën afër një makine tjetër, edhe pse parkingu mund të jetë bosh.

Kjo sjellje shpjegohet me faktin se njerëzit janë qenie sociale, dhe ndjekim turmën.

Rob Henderson, një asistent hulumtues në Universitetin Yale, analizoi hulumtimin mbi këtë temë dhe përmendi disa arsye pse njerëzit ndjekin turmën. Një nga arsyet është numri i produkteve dhe shërbimeve është i madh, dhe nuk kemi kohë për t’i analizuar.

Burrat nuk përdorin të njëjtën bide në tualet.

Tualete publike edhe nëse janë shumë të pastra, nuk janë përsëri të këndshme. Kofidencialiteti është i rëndësishëm për të gjithë ne, edhe pse ka njerëz pa takt. Askujt nuk do t’i pëlqente të përdorë tualetin në sy të dikujt, dhe kjo është arsyeja pse burrat preferojnë të mos përdorin bidenë ngjitur, në tualetet publike.

Ne nuk e marrim copën e fundit të picës, apo ëmbëlsirën e fundit.

Ky është një fakt shumë i çuditshëm, sepse të gjithë thonë sa më pak ushqim të ketë, aq më shumë e duan atë. Kjo është edhe arsyeja pse në reklama dëgjojmë shpesh: “Sasia e këtij produkti është e limituar”.

Megjithatë, shkencëtarët Daniel A. Effron dhe Dale T. Miller nga Stanford University kanë specifikuar gjatë hulumtimit të tyre, se njerëzit nuk marrin pjesën e fundit të picës, apo ëmbëlsirën e fundit, sepse mendojnë se nuk kanë të drejtë.

Burrat nuk preferojnë të pyesin për drejtime dhe vendndodhje.

Sipas një studimi të TrekAce, vetëm 6% e burrave thanë se do të kërkonin ndihmë për të gjetur një rrugë, nëse do humbnin. Arsyeja pse burrat nuk kërkojnë ndihmë, është sepse do duken si të paaftë dhe të poshtëruar.

E mbajmë derën hapur për njerëzit e tjerë.

Kur ishim fëmijë na kanë mësuar të mbajmë derën hapur për të tjerr, sepse ashtu duhet dhe është gjest i sjellshëm. Por, këtë gjë ne e bëjmë edhe për njerëzit që nuk i duam, ose nuk duam t’ua mbajmë derën hapur. Ky është thjesht një rregull moral.

Nuk blemë as gjënë më të shtrenjtë, as më të lirën.

Ne përpiqemi t’i shpenzojmë paratë në mënyrë racionale. Kjo është dhe arsyeja pse zgjedhim të blejmë produkte me çmim të mesëm.

Kjo është një sjellje e arsyeshme, dhe shitësit e kanë kuptuar logjikën e blerësit. Ndonjëherë, shitësit, për të shitur prodhime të ngjashme i vendosin ata pranë një të shtrenjti, dhe blerësi përfundon duke blerë produktin më të lirë.

Si i pozicionojmë këmbët kundrejt një personi që ne kemi interes.

Në një bisedë, nuk është i rëndësishëm vetëm pozicioni i trupit, por edhe i këmbëve. Nëse këmbët nuk janë drejtuar nga ju, por trupi po, kjo do të thotë se bashkëbiseduesi do të largohet.

Trupi i njeriut flet, dhe këtë e vërtetojmë me një shembull. Nëse do ndodheshit vetëm në ashensor, ju do mbanit një qëndrim të palëvizshëm deri sa të zbrisnit. Por, nëse një individ do futej në ashensor, dy kate më poshtë, ju do e lëviznit trupin duke dhënë mesazhin e mosinteresimit.