string(88) "fajtori-e-ka-emrin-sali-berisha-baton-haxhiu-nga-tirana-flet-per-rezultatin-e-zgjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 21:02

“FAJTORI E KA EMRIN SALI BERISHA”, Baton Haxhiu nga Tirana- flet për rezultatin e zgjedhjeve

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 21:02

Gazetari Baton Haxhiu, të cilin mbrëmë Sali Berisha e quajti “gënjeshtar të gatshëm” pasi exit polli i tij nxori PS-në e Ramës të parën në zgjedhje, është duke folur live në Pressing në T7 nga ku tha se “Berisha që tri vjet punon pavetëdijshëm për Edi Ramën”.

Ai pohon se për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, “fajtor është Sali Berisha”.

“Për faktin se PD është në opozitë – zakonisht njerëzit mendojnë që ata që i takojnë shtresës së ngrirë të votojnë për opozitën dhe jo për pozitën, të gjithë ata për shkak të figurës së Sali Berishës dhe jëtëgjatësisë së tij politike janë përcaktu për partitë e vogla ose nuk kanë dalë fare. Një prej fajtorëve pse është ky rezultat e ka veç një emër ai është Sali Berisha”, tha Haxhiu.

“Sali Berisha pavetëdijshëm, në mënyrë permanente gati për tri vite punon për Edi Ramën se figura e tij biologjike e plakur dmth nuk është ai i cili përballet me një figurë çfarë është Edi Rama dhe e dyta nuk reflekton ajo që Shqipëria don”, tha Haxhiu tutje në Pressing, transmeton Express.