Fajlët e para të Mamdanit pas fitores, sfidon Trumpin - Gazeta Express
string(52) "fajlet-e-para-te-mamdanit-pas-fitores-sfidon-trumpin"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 7:53

Fajlët e para të Mamdanit pas fitores, sfidon Trumpin

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 7:53

Demokratët fituan në tri gara të martën në zgjedhjet e para të mëdha që kur Donald Trump rifitoi presidencën, duke ngritur një brez të ri udhëheqësish dhe duke i dhënë partisë një shans për vrull përpara zgjedhjeve të Kongresit të vitit të ardhshëm.

Në New York City, Zohran Mamdani, një socialist demokrat 34-vjeçar, fitoi garën për kryetar bashkie. Dhe në Virxhinia dhe New Jersey, demokratet  Abigail Spanberger, 46 vjeç, dhe Mikie Sherrill, 53 vjeç, fituan zgjedhjet e tyre për guvernatore me epërsi të madhe.

Mamdani, i cili do të bëhet kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit më të madh të SHBA-së.

Ai ka bërë thirrje për rritjen e taksave mbi korporatat dhe të pasurit për të paguar politikat ambicioze të krahut të majtë, të tilla si ngrirja e qirave, kujdesi falas për fëmijët dhe autobusët falas të qytetit. Drejtuesit e Wall Street kanë shprehur shqetësim për vendosjen e një socialisti demokrat në krye të kryeqytetit financiar të botës.

Trump e ka etiketuar  Mamdanin si “komunist” dhe është zotuar të shkurtojë fondet për qytetin në përgjigje të fitores së tij. Në natën e fitores Mamdani kishte disa fjalë për Trumpin.

“Nëse dikush mund t’i tregojë një kombi të tradhtuar nga Donald Trump se si ta mposhtë atë, është qyteti që e lindi atë. Dhe nëse ka ndonjë mënyrë për të tmerruar një despot, është duke çmontuar pikërisht kushtet që i lejuan atij të grumbullonte pushtet”, i tha Mamdani turmës pas rezultateve të para. “Pra, Donald Trump, meqenëse e di që po na shikoni, kam disa fjalë për ju: rrisni volumin.”

“Nju Jorku do të mbetet një qytet emigrantësh, një qytet i ndërtuar nga emigrantët, i fuqizuar nga emigrantët dhe, që nga sonte, i udhëhequr nga një emigrant”, tha Mamdani. “Prandaj, më dëgjo President Trump kur e them këtë: për të arritur tek ndonjëri prej nesh, do të duhet të na kaloni të gjithëve”, u shpreh ai.