“Fajin e ka Bill Gates”, premierë më 5 prill në Oda - Gazeta Express
string(48) "fajin-e-ka-bill-gates-premiere-me-5-prill-ne-oda"

“Fajin e ka Bill Gates”, premierë më 5 prill në Oda

Arte

Gazeta Express

03/04/2024 14:49

Shfaqja “Fajin e ka Bill Gates” me tekst dhe regji të Shpetim Selmanit do të luhet premierë me 5 prill në Teatrin Oda.

Fajin e ka Bill Gates është një duo-dramë e cila vë në pah gjendjen emocionale të një çifti bashkëshortor. Nën rregullat shtetërore dhe nën një izolim të hatashëm gjatë kohës së pandemisë ata do të ballafaqohen me situata të reja në jetën e tyre. Të zhytur në ethet e një realiteti të njëjtë kudo në botë, ata do të përballen me konspiracionin, ankthin, paranojat, brishtësinë dhe pasigurinë, të gjitha këto më shumë se asnjëherë të pranishme gjatë kësaj kohe. Fajin e ka Bill Gates e himnizon dhe në të njëjtën kohë e portretizon forcën njerëzore dhe pasionin për jetë. Bota është pronë e secilit dhe shpronësimi nga natyra kësaj here, na përket të gjithëve. Ka diçka përtej çdo identiteti, frika dhe terrori që ngallë e panjohura. Duke na bërë një dhe të vetëm. Ngjarja ndodhë diku në një lagje të Prishtinës, mbushur me qen endacak që nën dritat e reflektorëve lehin në drejtim të jashtëtokësorëve.

Lexo Edhe:

Eurodram, rrjeti evropian për dramë në përkthim, ka shpallur përzgjedhjen e tij për vitin 2024 të shfaqjeve të rekomanduara për përkthim, në mesin e tyre edhe Fajin e ka Bill Gates.

Repriza e parë, e shtunë 6 prill

Teksti dhe Regjia: Shpëtim Selmani

Luajnë: Daniela Markaj, Dukagjin Podrimaj

Muzika: Luburn Jupolli

Ndricimi: Yann Perregaux

/Express