Fahro Alihodzic rikthehet në Kosovë, nënshkruan me Bashkimin - Gazeta Express
string(59) "fahro-alihodzic-rikthehet-ne-kosove-nenshkruan-me-bashkimin"

Fahro Alihodzic rikthehet në Kosovë, nënshkruan me Bashkimin

Sport

Gazeta Express

08/08/2022 19:10

Fahro Alihodzic është rikthyer sërish në elitën e basketbollit kosovar.

32-vjeçari është zyrtarizuar këtë të hënë te Bashkimi, klub me të cilin ka nënshkruar për sezonin 2022/23, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Alihodzic te prizrenasit vije pas një sezone në kategorinë e dytë të Greqisë, te Charilaos, ku luajti me mesatare prej 13.7 pikëve, 8.0 kërcimeve dhe 1.6 asistimeve për ndeshje.

Qendra e gjatë 208 centimetra është i njohur për basketbollin tonë, pasi për dy sezone (2018/20) ka luajtur te Sigal Prishtina, ku fitoi titullin e kampionit, trofeun e Kupës dhe Superkupës.

Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi:

“FAHRO ALIHODZIC ZYRTARISHT LOJTAR I BASHKIMIT!

Qendra britanezo- boshnjake 32 vjeçari, Fahro Alihodzic (208 cm) i bashkohet KB Bashkimit për sezonën 2022/23.

Alihodzic i mirënjohur në basketbollin kosovarë vie ne Prizren pas një sezone të suksesshme në ligën greke ku luajti me një mesatare prej 13.7 pikë, 8.0 kërcime dhe 1.6 asiste për ndeshje.

Alihodzic gjithashtu është përfaqësues i rregullt i kombëtares britaneze në basketboll.

Alihodzic më herët ka luajtur në, Argjentinë, Belgjikë, Kosovë, Britani dhe së fundmi ne Greqi.

I urojmë mirëseaedhje lojtarit tonë më të ri Fahro Alihodzic!”. /Gazeta Express/