Fadromat e IKMT rikthehen në lagjen “1 Maji” në Vlorë, 27 objekte drejt prishjes për projektin e rrugës Transballkanike - Gazeta Express
string(116) "fadromat-e-ikmt-rikthehen-ne-lagjen-1-maji-ne-vlore-27-objekte-drejt-prishjes-per-projektin-e-rruges-transballkanike"

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 13:28

Fadromat e IKMT rikthehen në lagjen “1 Maji” në Vlorë, 27 objekte drejt prishjes për projektin e rrugës Transballkanike

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2025 13:28

Mëngjesin e së hënës, fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur sërish aksionin në lagjen “1 Maji” në Vlorë.

Pas prishjes së 4 objekteve disa ditë më parë, sot janë planifikuar edhe 10 ndërtime të tjera që do të shemben për t’i hapur rrugë vijimit të projektit të rrugës Transballkanike, e cila do të lidhet me Portin e Jahteve.

Në total, burime zyrtare bëjnë me dije se numri i objekteve që do të prishen arrin në 27.

Ky aksion vjen si pjesë e fazës së dytë të ndërhyrjeve për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin bregdetar.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për procesin e dëmshpërblimit, ndërsa institucionet theksojnë se puna po vijon sipas planit, me synim transformimin urban të Vlorës dhe lehtësimin e qarkullimit drejt portit turistik.