Facebooku me karakteristika të reja për përdoruesit afganë - Gazeta Express
string(58) "facebooku-me-karakteristika-te-reja-per-perdoruesit-afgane"

Facebooku me karakteristika të reja për përdoruesit afganë

AutoTech

Gazeta Express

20/08/2021 14:14

Facebook e ka bërë të pamundur kërkimin e llogarive afgane shkaku i sigurisë, mes frikës se Talebanët po përdorin mediat sociale për të gjetur kundërshtarët e tyre.

Nathaniel Gleicher, kreu i politikës së sigurisë së gjigantit të teknologjisë, shkroi në Twitter se ata kishin “nisur një mjet me një klikim për njerëzit në Afganistan për të mbyllur shpejt llogarinë e tyre”.

Lexo Edhe:

“Kur profili i tyre është i kyçur, njerëzit që nuk janë miqtë e tyre nuk mund të shkarkojnë ose ndajnë foton e profilit të tyre, ose të shikojnë postimet në kronologjinë e tyre”, shtoi ai.

Në Instagram, e cila është në pronësi të Facebook, kompania “po nxjerr paralajmërime pop-up në Afganistan me hapa të veçantë se si të mbroni llogarinë tuaj”.

Ndryshe, Talebanët raportohet se janë duke i kërkuar afganët dhe bashkëpunëtorët e shteteve perëndimore në Afganistan.