Facebook po krijon Instagram-in për fëmijë - Gazeta Express
string(42) "facebook-po-krijon-instagram-in-per-femije"

AutoTech

Gazeta Express

08/05/2021 13:35

Facebook po krijon Instagram-in për fëmijë

AutoTech

Gazeta Express

08/05/2021 13:35

Drejtuesit në Instagram po planifikojnë të ndërtojnë një version të aplikacionit të famshëm për ndarjen e fotove që mund të përdoret nga fëmijët nën moshën 13 vjeç. Politika aktuale e rrjetit social ndalon fëmijët nën moshën 13 vjeç të përdorin shërbimin.

Drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri tha se kompania e di që fëmijët gjithnjë e më shumë duan të përdorin aplikacionin dhe se ishte një sfidë për të verifikuar moshën e tyre. “Një zgjidhje është që të krijojmë një version të Instagramit për fëmijët ku prindërit kanë transparencë ose kontroll. Është një nga gjërat që ne po eksplorojmë.”, tha ai.

Lexo Edhe:

Megjithatë ka patur kritika nga ata që pretendojnë se ndërsa Instagrami është provuar se ka efekte negative tek adoleshentët, ndikimi mund të jetë edhe më i rëndë për ata nën 13 vjeç. Ky plan është në fazat e hershme dhe nuk ka informacione të detajuara në lidhje me shërbimin. /abcnews.al