Facebook forcon politikën e vet të moderimit të përmbajtjes - Gazeta Express
string(59) "facebook-forcon-politiken-e-vet-te-moderimit-te-permbajtjes"

Gazeta Express

26/06/2020 23:09

Facebook forcon politikën e vet të moderimit të përmbajtjes

Gazeta Express

26/06/2020 23:09

Rrjeti social “Facebook” njoftoi sot për një moderim të përmbajtjes së tij, që synon ndalimin e më shumë llojeve të mesazheve të urrejtjes në reklama dhe planifikon të shtojë paralajmërimet për botimet problematike që ai lë në internet.

“Platforma do të heqë reklamat që pretendojnë se njerëzit me një origjinë, etni, kombësi, gjini ose orientim seksual të caktuar përbëjnë një kërcënim për sigurinë ose shëndetin e të tjerëve”, tha Mark Zuckerberg, në një fjalim në profilin e tij në “Facebook”.

Lexo Edhe:

Prej disa javësh, rrjeti po përballet me një presion në rritje nga shoqëria civile, si edhe nga disa prej punonjësve, përdoruesve dhe klientëve të tij, për të rregulluar më mirë përmbajtjet e urrejtjes.