Fabrizio Romano: Ardon Jashari ka refuzuar dy oferta nga Premierliga, e dëshiron vetëm Milanin - Gazeta Express
string(92) "fabrizio-romano-ardon-jashari-ka-refuzuar-dy-oferta-nga-premierliga-e-deshiron-vetem-milanin"

Futboll

Gazeta Express

13/07/2025 14:02

Fabrizio Romano: Ardon Jashari ka refuzuar dy oferta nga Premierliga, e dëshiron vetëm Milanin

Futboll

Gazeta Express

13/07/2025 14:02

Fabrizio Romano raporton se Ardon Jashari ka refuzuar ofertat nga West Ham dhe Nottingham Forest, pasi dëshiron vetëm të transferohet te Milani.

Jashari dëshiron të bashkohet me Milanin këtë verë dhe ka refuzuar propozimet nga dy klubet e Premier League, West Ham dhe Nottingham Forest.

Romano bëri të ditur në videon e tij të fundit në YouTube se të dyja klubet angleze kishin bërë oferta të rëndësishme për lojtarin dhe madje ishin të gatshme të përmbushnin kërkesën financiare të Club Brugge.

Megjithatë, Jashari aktualisht nuk është i interesuar t’i bashkohet asnjërës prej tyre, pasi synimi i tij është vetëm San Siro.

Milani ka qenë në bisedime me Club Brugge prej disa javësh, por ende nuk ka arritur një marrëveshje për çmimin e mesfushorit.

Jashari, 22 vjeç, nuk mori pjesë në një ndeshje miqësore të Club Brugge javën e kaluar.

Milani këtë verë ka shitur Tijjani Reijnders te Manchester City dhe ka nënshkruar me Samuele Ricci dhe Luka Modric. Ricci është prezantuar tashmë si përforcim i ri, ndërsa blerja e Modric do të zyrtarizohet në ditët në vijim.