Fabregasi ndërmori veprime disiplinore ndaj Nico Pazit - Gazeta Express
string(54) "fabregasi-ndermori-veprime-disiplinore-ndaj-nico-pazit"

Futboll

Gazeta Express

01/03/2026 10:22

Fabregasi ndërmori veprime disiplinore ndaj Nico Pazit

Futboll

Gazeta Express

01/03/2026 10:22

Ka raportime se Cesc Fabregas e la në stol yllin e Comos, Nico Paz, në ndeshjen e djeshmr kundër Lecce, për arsye disiplinore, pasi produkti i Real Madrid kishte mbërritur me vonesë në një vakt të ekipit.

Ishte shumë befasuese kur formacioni titullar për ndeshjen e sotme në Serie A nuk e përfshinte argjentinasin e ri, sidomos duke pasur parasysh se ai ishte i pezulluar në fitoren 2-0 si mysafir ndaj Juventus javën e kaluar.

Fabregas u pyet për situatën para fillimit të ndeshjes, duke u vënë në pikëpyetje nëse Nico Paz ishte pushuar përpara gjysmëfinales së Coppa Italia të martën kundër Inter.

Megjithatë, ai u përgjigj se “nuk ishte për atë arsye, ishte thjesht një zgjedhje që unë bëra”.

Sipas “Sky Sport Italia”, arsyeja e vërtetë tashmë është zbuluar dhe bëhet fjalë për një masë disiplinore për të dërguar një mesazh te pjesa tjetër e skuadrës.

Raportohet se Nico Paz e irritoi trajnerin e Comos duke mbërritur me vonesë në një darkë të ekipit në përgatitje për këtë ndeshje.

Ai gjithsesi u aktivizua si zëvendësues në fitoren me përmbysje 3-1, kështu që duket se është falur pas këtij paralajmërimi fillestar./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement