Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë të martën, kështu që trajneri Cesc Fàbregas po kërkon frymëzim nga fituesit e Ligës së Kampionëve, Bodo/Glimt.
Ndeshja e parë e gjysmëfinales fillon në “Stadio Sinigaglia” të martën në orën 21:00.
Interi është favoriti kryesor, pasi ndodhet 10 pikë larg në krye të Serie A, duke fituar 13 nga 14 ndeshjet e fundit në kampionat.
Megjithatë, “Nerazzurrët” u mundën në shtëpi dhe jashtë nga Bodo/Glimt në “play-offin” e Ligës së Kampionëve, me një rezultat total 5-2, duke përdorur një qasje që impresionoi trajnerin e Comos, Fàbregas.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kjo e nxiti trajnerin të studiojë me kujdes norvegjezët, duke përfshirë edhe ftesën për stafin e tyre për një drekë javën e kaluar.
Fàbregas dëshironte të takohej me nutricionistët dhe stafin e fitnessit, për të marrë informacion mbi detajet e mënyrës se si i mbajnë lojtarët në formë.
Si Como, ashtu edhe Bodo/Glimt përdorin tashmë një aplikacion për të ndihmuar lojtarët të regjistrojnë gjithçka që hanë gjatë pushimeve, duke ndihmuar stafin të monitorojë ushqyerjen.
Sipas raportimeve, ditët e fundit Fàbregas ka kërkuar gjithashtu që Como të instalojë një ekran të madh në fushën stërvitore, në mënyrë që të tregojë lojtarëve lëvizjet e tyre në kohë reale duke përdorur një dron që lëviz mbi fushë.
Kjo nuk është një ide krejt e re, pasi ishte tashmë adoptuar nga Luis Enrique te Paris Saint-Germain, i cili gjithashtu mundi Interin 5-0 në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar./GazetaExpress/