Fabregasi e ‘zbulon’ lëvizjën e radhës të Busquesit pas pensionimit nga futbolli - Gazeta Express
string(79) "fabregasi-e-zbulon-7levizjen-e-radhes-te-busquesit-pas-pensionimit-nga-futbolli"

Sport

Gazeta Express

26/09/2025 15:20

Fabregasi e ‘zbulon’ lëvizjën e radhës të Busquesit pas pensionimit nga futbolli

Sport

Gazeta Express

26/09/2025 15:20

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ka zbuluar se cili do të jetë hapi i radhës në karrierë i Sergio Busquets pas konfirmimit të mesfushorit spanjoll se do të tërhiqet në fund të sezonit.

Busquets u transferua te skuadra e MLS, Inter Miami, në vitin 2023, duke i dhënë fund një periudhe 18-vjeçare te Barcelona.

Gjatë kohës me gjigantët spanjollë, 37-vjeçari fitoi një mori trofesh madhorë, duke përfshirë La Ligën nëntë herë dhe Ligën e Kampionëve tri herë.

Ndërkohë, Busquets u tërhoq nga kombëtarja në vitin 2022, pasi ndihmoi Spanjën të fitonte Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2012.

Megjithatë, Busquets do t’i varë këpucët në gozhdë kur sezoni i MLS të përfundojë në dhjetor.

“E ndjej se ka ardhur koha të them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. Kanë qenë gati 20 vite duke shijuar këtë histori të pabesueshme që gjithmonë e kam ëndërruar,” citohet të ketë thënë Busquets për BBC.

“Po tërhiqem shumë i lumtur, krenar, i plotësuar dhe mbi të gjitha, mirënjohës. Ju falënderoj të gjithëve, shihemi së shpejti.”

Fabregas, i cili u tërhoq në vitin 2023 pasi kishte luajtur përkrah Busquets si në klub ashtu edhe në kombëtare, ka zbuluar se bashkëkombësi i tij dëshiron të bëhet trajner sapo të mbyllë karrierën si lojtar.
“Është një mik dhe një person i jashtëzakonshëm, përveçse një futbollist i madh,” tha Fabregas në një konferencë për shtyp të premten përmes Tuttomercatoweb.

“Ai dhe familja e tij gjithashtu. Mendoj se ka ardhur momenti; duhet t’u lërë vend më të rinjve. Por është ai lloj lojtari me të cilin dashurohesh. Lloj lojtari që nuk e vëren kur është në fushë, por kur nuk luan, e kupton sa i rëndësishëm është. Urime të mëdha sepse ishte e pabesueshme të ndërtohej një karrierë e tillë. Jeton mirë, fle mirë, edhe pse kur je i ri nuk është e lehtë ta bësh këtë. Ai e ka bërë në mënyrë të jashtëzakonshme. Do të bëhet trajner dhe i uroj fatin më të mirë.”

Fabregas gjithashtu përmendi një lojtar aktual të Comos që ka tipare të ngjashme me Busquets, duke thënë:

“Mendoj se (Maximo) Perrone ka karakteristika të ngjashme. Është i shkëlqyer në lojën e shkurtër, por duhet të rritet më shumë në pasimet e gjata. Kur fillon të shohësh më tej dhe të ndërron lojën… nëse përmirësohet në këtë, do të hyjë në një tjetër dimension dhe do të arrijë një nivel tjetër. Është jashtëzakonisht inteligjent, si Busquets, me potencial për t’u rritur.”

Fabregas ka parë skuadrën e tij të Comos të ketë një nisje solide të sezonit, duke mbledhur shtatë pikë nga katër ndeshjet e para, me disfatën e vetme që erdhi ndaj Bolognas.

“I Lariani” do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi në Serie A kur të presin Cremonesen, e cila do të jetë pa të dëmtuarin Jamie Vardy, të shtunën./GazetaExpress/