Fabregas: Alonso u përgjërua të vinte në Arsenal e jo të shkonte në Real Madrid - Gazeta Express
string(78) "fabregas-alonso-u-pergjerua-te-vinte-ne-arsenal-e-jo-te-shkonte-ne-real-madrid"

Gazeta Express

24/03/2020 18:20

Fabregas: Alonso u përgjërua të vinte në Arsenal e jo të shkonte në Real Madrid

Gazeta Express

24/03/2020 18:20

Xabi Alonso po përgjërohej për t’iu bashkuar Arsenalit kur iu hap dera e largimit nga Liverpooli, sipas Cesc Fabregasit, por “Topçinjtë” nuk e morën parasysh lutjen e mesfushorit spanjoll dhe ai iu bashkua Real Madridit në fund.

Në verën e vitit 2009, pas pesë vjetëve qëndrimi në Anfield, Alonso, një mesfushor i talentuar, ishte i gatshëm për një sfidë të re, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai i kishte bërë 210 paraqitje për të kuqtë, duke e fituar trofeun e Ligës së Kampionëve gjatë rrugës dhe vlerësohej shumë si njëri prej mesfushorëve më klasik në botën e futbollit.

Por trajneri i atëhershëm i Arsenalit, Arsene Wenger, e kishte anashkaluar mundësinë për t’i siguruar shërbimet e një futbollisti i cili më vonë do të bëhej fitues i Kupës së Botës dhe lojtar kyc në mesfushën e Real Madridit.

Ky vendim nuk i kishte pëlqyer aspak bashkatdhetarit të tij, Fabregas, i cili shpresonte ta shihte edhe një spanjoll tjetër përkrah vetes në Arsenal.

“Gjithë verën bisedoja në telefon me Xabin, ai po vdiste të vinte te ne; ai po përgjërohej për t’iu bashkuar Arsenalit”, zbuloi Fabregas.

“Ai vërtet donte të vinte, dhe unë e bëra gjithçka. Fola me kënd duhej të flisja, e dhashë mendimin tim dhe mendoja se ai do të ishte një plus fantastik për ne në atë kohë”, tha ai. /Gazeta Express/