Chelsea dhe West Ham janë gjobitur nga FA pas incidentit masiv në ndeshjen e Premier League më 31 janar, ku u përfshinë lojtarët Cucurella, Traore dhe Joao Pedro.
Sherri shpërtheu në minutat e fundit, ndërsa arbitri i dha karton të kuq Todibo-s të West Ham. Të dy klubet pranuan shkeljen e rregullës FA E20, që ndalon sjellje provokuese, ofenduese ose të dhunshme.
Gjobat: Chelsea – £325,000, West Ham – £300,000, me Chelsea-n që shënon shkeljen e gjashtë të kësaj rregulle në vitet e fundit, ndërsa West Ham ka katër shkelje. /GazetaExpress