F1: Ocon trondit duke fituar garën drithëruese në Hungari, Hamiltoni i treti pas një lufte të fortë - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 19:43

F1: Ocon trondit duke fituar garën drithëruese në Hungari, Hamiltoni i treti pas një lufte të fortë

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 19:43

Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1 e fiton Esteban Ocon.

Gara më e çmendur e vitit, e vlefshme për fazën e njëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror të Formula 1 2021 u fitua nga francezi në një ditë të karakterizuar nga aksidenti i madh që nxori menjëherë nga gara Charles Leclerc, Valtteri Bottas, Lance Stroll dhe Sergio Perez dhe më vonë përfunduan para kohe garën Mazepin dhe Norris.

Lexo Edhe:

Bottas bëri një gabim të rëndë, i cili do t’i kushtojë atij pesë pozicione çmimin e madh të radhës.

Vendi i dytë për Sebastian Vettel, që e kaloi finishin para Leëis Hamiltonin, i mbajtur pas nga Alonso për disa xhiro. I katërti ishte piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, që la pas Alonson, ndoshta më i miri i ditës falë mbrojtjes së tij të shkëlqyer kundër Hamiltonit.

Me pikët që i siguroi vendi i tretë, Hamilton ngjitet i parë në klasifikimin për pilotë me 192 pikë, duke lënë pas Verstappenin e Red Bullit me 186 pikë.