“Extra Time” nis sonte në T7 me mysafirë specialë - Gazeta Express
string(47) "extra-time-nis-sonte-ne-t7-me-mysafire-speciale"

“Extra Time” nis sonte në T7 me mysafirë specialë

Gazeta Express

11/06/2021 16:14

Emisioni sportiv “Extra Time” nis sonte me mysafirë specialë në televizionin T7. Aktorja Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj, Keith Groeneveld janë të ftuar në emisionin që i kushtohet Kampionatit Evropian. Çifti i njohur tashmë do të flasë për futbollin, por edhe për lidhjen e tyre, e cila ka bërë bujë të madhe.

Lexo Edhe:

Emisioni do të udhëhiqet nga deputetja e Parlamentit të Kosovës, Duda Balje dhe analisti politik, Rron Gjinovci. Në këtë emision mund të ndiqni edhe kronika dhe lajme interesante që kanë të bëjnë me “Euro 2020. Emisioni “Extra Time” do të nisë sonte duke filluar nga ora 23:15 në T7 dhe do të zgjasë deri më 11 korrik.