Evropiani Shqipëri - Serbi e kënaqë Ceferinin - Gazeta Express
string(43) "evropiani-shqiperi-serbi-e-kenaqe-ceferinin"

Sport

Gazeta Express

12/09/2025 19:20

Evropiani Shqipëri – Serbi e kënaqë Ceferinin

Sport

Gazeta Express

12/09/2025 19:20

Gjatë mbrëmjes së kaluar, FSHF-ja ka organizuar një darkë në “Pallatin e Brigadave” për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të cilët ishin mbledhur në Tiranë për mbledhjen e radhës. 

Në fjalën e tij përshëndetëse, i pari i UEFA-s, Aleksandar Ceferin foli edhe për Evropianin U21 të vitit 2027, që Shqipëria do ta bashkë-organizojë me Serbinë. 

“Futbolli bashkon njerëzit. Jo vetëm futbolli, sporti bashkon njerëzit. Sporti duhet të jetë kundër dhunës dhe është kundër dhunës, kundër ndarjes. Prandaj jam i lumtur që Shqipëria po bashkë-organizon Europianin U-21 2027 së bashku me Serbinë”, tha Ceferin. 

Ky Evropian do të mbahet vitin e ardhshëm dhe do të organizohet në tetë qytete. 

Katër në Shqipëri (Tiranë, Shkodër, Rrogozhinë dhe Elbasan). 

Finalja e madhe e turneut do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë./GazetaExpress/