Evropiani i Xhudos: Krasniqi në çerekfinale, Loxha eliminohet në rrethin e dytë - Gazeta Express
string(77) "evropiani-i-xhudos-krasniqi-ne-cerekfinale-loxha-eliminohet-ne-rrethin-e-dyte"

Evropiani i Xhudos: Krasniqi në çerekfinale, Loxha eliminohet në rrethin e dytë

Gazeta Express

19/11/2020 13:19

Distria Krasniqi ka arritur në çerekfinale të Kampionatit Evropianit në Xhudo, ndërkohë që Flaka Loxha është eliminuar në rrethin e dytë.

Krasniqi e arriti çerekfinalen në kategorinë deri në 48 kilogramë pas fitores kundër Aisha Gurbanlin në Evropianin që po mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kosovarja fitoi vetëm falë tri dënimeve shido që i mori kundërshtarja e saj, sepse deri në atë moment lufta ishte e barabartë.

Ndërkohë, ditë e pafat ishte për Loxhën.

Loxha në luftën e dytë u mposht nga medalistja e bronztë e botës Julia Kopalczyk me një ëaza-ari. Loxha në raundin e parë në kategorinë deri 57 kilogramë e kishte mposhtur ukrainasen Mariia Skora.

Nesër garon Loriana Kukan ë kategori deri 78 kilogramë.